Dy persona janë grabitur nën kërcënimin e një pistolete lodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, kur dy të mitur nga 17 vjeç i vodhën një shumë parash dy shtetasve dhe më pas u larguan me biçikletë.

by editor

Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kapi njërin prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

Advertisements

Sipas bluve të kryeqytetit, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Advertisements

Njoftimi i policise

I vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, dy shtetasve, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like