Dy burra janë arrestuar nga policia në Lezhë pasi kanë goditur njëri babain dhe tjetri ka dhunuar gruan.
Advertisements
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta.
Advertisements
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Advertisements