Dy telefonata, misteri dhe fundi tragjik, pse i dha fund jetës gruaja?

by editor

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një fshat të Beratit ku një grua 41-vjeçe i dha fund jetës duke u helmuar pas debatit me burrin, sipas dyshimeve të para.

Advertisements

41-vjeçarja kishte debatuar me të shoqin në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti. Ende nuk dihet motivi i debatit.

Advertisements

Përpara se të ndërmerrte aktin Shpresa Krëku ka telefonuar të vëllanë duke i lënë amanet fëmijët. “Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike. Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15 minuta pas mbërritjes.

You may also like