Dygolëshi i parë në La Liga, Myrto Uzuni jep spektakël ndaj ekipit që luante në Champions (Video)

by editor

Sulmuesit e Kombëtares shqiptare po lënë shenjë në këtë fundjavë në arnën ndërkombëtare. Listës së lojtarëve protagonistë para portave kundërshtare u është shtuar edhe Myrto Uzuni, i cili ka shënuar golin e tij të 8 dhe të 9 në këtë sezon në La Liga.

Advertisements

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e Granadës ndaj Real Sociedad, teksa i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një sfidë shumë delikate, duke pasur parasysh pozicionin që ajo mban në renditje, në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Advertisements

Sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 21-të të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin. Një gol të cilin ai e ka festuar menjëherë me “shqiponjë”, ashtu siç shpreson të bëjë edhe enë miqësoret e marsit me fanellën kuqezi.

SHIH VIDEON

Sociedad barazoi shifrat, por Uzuni u tregua përsëri vendimtar para portës në minutën e tretë shtesë së pjesës së parë, teksa dërgoi topin në rrjetë për të kthyer në avantazh ekipin e tij. Ky ishte dygolëshi i tij i parë në një ndeshje të La Liga.

SHIH VIDEON

You may also like