“Dyqani i të mbathurave nuk do vlejë për pampers”/ Plas keq mes Bardhit dhe Braçes në Kuvend:Po hapa bllokun unë për…

by editor

Erion Braçe, deputet i PS-së, ka reaguar në sallën e Kuvendit lidhur me një deklaratë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky Eç dhe Encrochat, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.

Advertisements

Bardhi pretendoi se bisedat i përkisnin vitit 2023, duke cituar edhe emrin “Mondi”. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, sot drejtor i Policisë së Shkodrës është pikërisht ky Mondi. Në reagimin e tij, Braçe tha se bisedat nuk janë të vitit 2023 sikundër pretendohet, por të 2020.

Advertisements

“Po hapa bllokun unë për ata që janë zëdhënësa të krimit, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.

Ndërkohë, Gazment Bardhi në vijim të replikave tha se i referohet dokumenteve zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK.

Advertisements

“Se kush i bën emërimet në Policinë e Shkodrës e dinë të gjithë. Për Bajrat do të flas një seancë tjetër, por sot po flas për emërimet e Pëllumb Gjokës”, tha Bardhi.

You may also like