Dyshimet se atentatorët u larguan jashtë vendit, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! Autorët e ndoqën 30-vjeçarin nga Levani, viktima udhëtonte me mjet të marrë me qira

Policia e Shtetit, nga hetimet e deritanishme ka dyshime se autorët e vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku, mund të jenë larguar jashtë vendit.

Advertisements

Ndaj, Policia ka kërkuar informacion nga Interpol, për persona të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e të riut.

Advertisements

Një prej vendeve me të cilat po punohet për të identifikuar autorët apo persona që mund të jenë të përfshirë është edhe Kosova.

Policia shqiptare po punon intensivisht me autoritetet kosovare, por informacion nëpërmjet Interpol i është kërkuar informacion edhe shteteve të tjera.

Në këtë fazë të hetimeve grupi hetimor dyshon se autorët kanë qenë me dy automjete, që kanë nisur ndjekjen e Kristian Markut, një që ka shërbyer për ekzekutimin e 30 vjecarit dhe me pas është djegur, ndërsa një automjet i dytë dyshohet nga hetuesit se ka qenë duke lëvizur nga Fieri për në Vlorë dhe ka marrë ekzekutorët pasi kanë djegur makinën.

Policia dyshon se ndjekja e makinës së Kristian Markut ka nisur që në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, për ta ekzekutuar më pas pranë nënkalimit të Novoselës.

Viktima natën e ngjarjes është nisur nga Tirana, me nje makinë që nuk ishte e tij por qe kishte marrë me qira prej disa ditësh. Ky fakt ngre dyshimet tek grupi hetimor se edhe në Tiranë i riu është mbajtur nën vëzhgim për lëvizjet e tij, ku autorët i kanë identifikuar edhe automjetin që 30-vjeçari përdori natën e ngjarjes.