Të hënën, më 24 shkurt, në orën 08:30, Safet Bajri, i njohur si i forti i Shkodrës, Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të paraqiten në Gjykatën e Posaçme për masë sigurie.
Advertisements
Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Advertisements
Sipas SPAK, tre të dyshuarit dyshohet se ekzekutuan xhaxhain e kundërshtarit të tyre, Ibrahim Lici, si një akt hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërcana. Ky i fundit u ekzekutua brenda në makinën e tij, së bashku me partneren e tij, Silvi Ndoci.