Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD, procedohen dy persona

Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua djali i ish- deputetit demokrat Mhill Fufi.

Advertisements

“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.

Advertisements

19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë të narra nga goditje me sende të forta.

Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).

Ngjarja:

Kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi.

Ata kanë marrë shkopinj e sende te forta nga bagazhi i automjetit së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.

Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar.

I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.