Dyshohet se është mbytur në lumin Vjosa, flet banori: 63-vjeçari vuante nga tensioni dhe zemra

Prej dy ditësh 63- vjecari Ëngjëll Kanani, rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është mbytur në ujrat e lumit Vjosë.

Advertisements

Kallëzimi në polici është bërë nga shoku i tij 64- vjecar, të dy banues në Berat. Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse cdo ditë në zonë për të peshkuar me grep. Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, takim që nuk u realizua kurrë. Po sipas Rakipit 63- vjecari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë.

Advertisements

“Flisnim në telefon dhe më thonë ka humbur një person, mos ke parë gjë. I thashë nuk di gjë por do dalë dhe do pyes kunatën. Kunata më tha që ai perosni që vjen gjithmonë erdhi, dhe kur erdhëm në 2 e gjysmë e përshëndetëm tek rruga e Sheqit. Ai person ka thënë që ka ikur poshtë. Vuante nga zemra, nga tensioni. Ishte moshatar. Atje ku gjuanë me grepa thellësia është e madhe. Para 1 muaji një person rrëshkiti dhe një person e ndihmoi. Vjosa është e rrezikshme, janë mbytur me qindra persona. Ka pasur prani të policisë këto kohë.“ – u shpreh banori.