Një ngjarje e rëndë raportohet në Elbasan. Një 60 vjeçare është paraqitur në policinë e Elbasanit bashkë me djalin e saj 31-vjeç dhe ka bërë kallëzim. 60-vjeçarja ka denoncuar se dy persona 44 vjeç dhe 59-vjeç te dy banues në fshatin Mengël, ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj me aftësi të kufizuara.
Advertisements
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit 44 vjeç, banues në Elbasan dhe 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se dy shtetasit më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisements