Dyshohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes, Xhemal Loka mohon akuzat në polici: E bëri për shkak të bullizimit në TikTok

by editor

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. 46-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën

Advertisements

DURRËS- Xhemal Loka, i arrestuar pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vethelmua në Sukth të Durrësit, pas arrestimit është marrë në pyetje sërish nga policia.

Advertisements

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. 46-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën.

‘Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.’- ka deklaruar ai.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje, bëjnë të ditur në policinë e Durrësit.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Lajmi në përditësim…

You may also like