Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një i ri shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të policisë 26-vjeçari është hedhur nga kati i 10-të i pallatit për arsye ende të paqarta të cilat janë ende në hetim. 26-vjeçari i identifikuar si Klajdi Mancaku njihej në rrjetet sociale si Tik Tok dhe ishte mik i ngushtë me një nga personazhet e njohur të kësaj platforme Cllevio Serbiano.
Advertisements
Mancaku mori emër një vit më parë për një konflikt i cili nisi nga TikToku. Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit. Në këtë incident, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.
Advertisements
Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu. Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur.