Dyshohet se u rrëzua në kopsht, paraqitet në spitalin e Krujës një 4-vjeçare

by editor

Një e mitur është shoqëruar na familjarët e saj në spitalin e Krujës, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kopsht, dhe ka dëmtuar dorën.

Advertisements

Policia bën me dije se edhe për këtë rast, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like