Luana Vjollca ka reaguar sërish për videon intime që qarkulloi në rrjet disa ditë më parë, ku përflitej se ishte moderatorja.
Advertisements
Pasi sqaroi se personi në video nuk ishte ajo dhe videoja ishte montuar me anë të inteligjencës artificiale, Luana ka dhënë një tjetër mesazh.Ajo deklaron me anë të një statusi në rrjetet sociale se kjo histori duhet të shërbejë si mësim.
Advertisements
Moderatorja i bën thirrje djemve dhe vajzave që bien pre e një padrejtësie të tillë të mos heshtin.
Gjithashtu, ajo kërkon që autoritetet të marrin masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re, duke përdorur Inteligjencën Artificiale.
Advertisements
“Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen 2 të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!
1 – Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përietojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrejnë zërin e tyre që mund t’u duket i pafuqishëm, por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i bëhet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet!
Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.
2 – Në të njejtën kohë uroj shumë të shërbejë si shembull për shtetin e të merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re #IneligiencënArtificiale
Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ja dal sërish me ju në çdo hap.
Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë.
Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, shkruan Luana Vjollca.