E akuzuan se Gramoz Pashko ndërroi jetë pranë saj/ Zhaku SQARON të vërtetën për herë të parë

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte Inida Gjana, këngëtare dhe prezantuese e njohur, e cila njihet ndryshe si Zhaku.

Advertisements

Në bisedën e saj, Zhaku u ndal te një thashethem i rëndë që ka ndikuar negativisht në jetën e saj për shumë vite.

Advertisements

Një pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cili ka qenë thashethemi më I përhapur për ty por I pavërtetë?

Zhaku: Ka qenë një thashethem shumë I poshtër që është përhapur për mua. Sikur I ndjeri Gramoz Pashko ka humbur jetën duke qenë aty me mua në Palasë. Vazhdimisht lexoj komente që shkruajnë dhe përmendin tv ndjerin. Ky ka qenë një thashethem shumë I poshtër sepse historia dhe realiteti është komplet tjetër. Mënyra sesi u nda nga jeta dhe sesi ajo tragjedia është e lidhur me shumë viktima, histori shumë e trishtueshme. Fakti që unë bashkë me shoqërinë time qëlluam aty ku ai ishte me familjen e tij dhe me miqtë e tij, nuk ka lidhje fare me realitetin. Ajo ishte diccka që më ka vrarë dhe vazhdon të më vrasë dhe sot e kësaj dite që kanë kaluar gati 20 vite.