E bujshme! Bie koalicioni i Kancelarit Scholz/ Pas shkarkimit të ministrit të Financave, Gjermania përballet me zgjedhje të parakohshme

by editor

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra të mërkurën pasi Kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohëshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Evropës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Advertisements

Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Christian Lindner të partisë “Demokratët e Lirë” (FDP), zoti Scholz pritet të kryesojë një qeveri të pakicës me Social Demokratët e tij dhe të Gjelbërit, partia e dytë më e madhe e vendit.

Advertisements

Atij do t’i duhet të mbështetet në një shumicë parlamentare të forcave të ndryshme politike për të miratuar ligje dhe ka në plan të thërrasë një votëbesim në qeverinë e tij më 15 janar, gjë që mund të shkaktojë zgjedhje të parakohëshme deri në fund të marsit.

Kancelari Scholz tha se do t’i kërkonte kreut të konservatorëve të opozitës Friedrich Merz, që është shumë përpara në sondazhe, mbështetjen për miratimin e buxhetit dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Advertisements

Zoti Merz do ta japë përgjigjen në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes. Rënia e aleancës prej tre partish të zotit Scholz është pika kulmore e muajve të tërë mosmarrëveshjesh mbi politikën buxhetore dhe drejtimin ekonomik të Gjermanisë, ndërsa popullariteti i qeverisë ka rënë dhe forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë janë në rritje.

“Ne kemi nevojë për një qeveri që është në gjendje të veprojë, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë,” u tha zoti Scholz gazetarëve.

Kancelari Scholz tha se e shkarkoi zotn Lindner për shkak të pengesave shkaktuar prej tij lidhur me mosmarrëveshjet buxhetore, duke akuzuar ministrin se ka vendosur partinë para vendit dhe ka bllokuar legjislacione pa baza.

Veprimi i tij vjen një ditë pas zgjedhjes së republikanit Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Evropa përpiqet të dalë me një qëndrim të bashkuar për çështje që nga tarifat e reja të mundshme nga SHBA deri te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe e ardhmja e aleancës së NATO-s.

Kriza në qeverisje vjen në një pikë kritike për Gjermaninë, me një ekonomi në rënie, infrastrukturë të vjetëruar dhe një ushtri të papërgatitur.

Një tronditje politike mund të nxisë zhgënjimin në rritje me partitë kryesore të Gjermanisë në favor të lëvizjeve më të reja populiste, përfshirë Alternativën për Gjermaninë, (AfD) kundër emigrantëve.

Në kushtet kur Franca po përballet gjithashtu me pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohëshme këtë vit, problemet në dy ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian mund të pengojnë përpjekjet për të çuar më tej integrimin e bllokut në një kohë kur po përballet me sfida nga lindja dhe perëndimi./VOA

You may also like