E BUJSHME / I arrestuari në Itali me urdhër të SPAK tentoi të vriste Durim Bamin dhe “Leksin e Druve” (DETAJET)

by editor

Dejate të reja mësohen nga arrestimi i Arian Tukut në Itali, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga SPAK.

Advertisements

Tuku akuzohet nga SPAK për dy tentativa vrasjeje, ndaj dy emrave të njohur të botës së krimit, më konkretisht Aleks Ndreka dhe Durim Bami.

Voxnews.al mëson se Arian Tuku ka tentuar të vrasë më datë 1 dhjetor të 2020-ës Aleks Ndrekën, i njohur edhe si “Leksi i Druve”, i shpallur tashmë në kërkim në kuadër të fazës së parë të operacionit “Metamorfoza”.

Advertisements

Aleks Ndreka ka patur më herët përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, edhe ky i shpallur sot në kërkim.

Tuku dyshohet se ka tentuar ta vrasë Ndrekën duke përdorur një dron me bombë.

Arian Tuku akuzohet gjithashtu se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

Ndërsa në vitin 2020, Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

You may also like