E BUJSHME/ Olsi Bylyku i del në mbrojtje Gjestit dhe shpërthen ndaj Top Channel, por …

Duket se Olsi Bylyku nuk është shumë ‘i stabilizuar’ në mendime këto kohë. Kjo, pasi kur hyri në Big Brother për t’i shprehur mirënjohje Eglit (meqë kjo ishte treguar mirënjohëse), falenderoi produksionin dhe ‘televizionin e mrekullueshëm’ (fjalët e tij këto) që i bënë ftesën dhe këmbëngulën që ai të ishte në Big, edhe pse me këtë media kishte një padi të hapur gjyqësore.
Ndërsa pas shpullës së Jozit ndaj Gjestit, u ndje shumë i prekur nga veprimi dhe nuk fajësoi protagonistin por produksionin. E në fund, si për të justifikuar veten, thotë se ka qenë i vërtetë kur takoi Eglin.
“Kjo është ajo loja që ju ofrohet si lojë nga televizioni që ju aq shumë doni! Ajo neveri që pamë ishte ‘rrisku’ i një konkurenti të nderuar si Gjesti, por ‘fatura’ e asaj që ju të gjithë keni investuar për të kaluar kohën. ‘Shpulla’ e parë mediatike erdhi në show-n më të klikuar. Nuk e di sa shpulla të tjera do të merrni nga verbëria që ju keni investuar, që gjithçka është në ‘kuadër të lojës’ pasha Zotin! Ju lutem hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është ‘zbavitje’. Çdo gjë është e vërtetë! Ndaj dhe atë ditë kur menduat se unë shkela parimet, isha i vërtetë, por do e kuptoni pas disa ditësh! Nuk është fajtor asnjë ‘aktor’ or miq, është ‘regjisori’ i kësaj ‘shfaqjes’. Më falni për çdo thonjzë, por e kam shumë të vështirë t’ju shpjegoj çdo gjë në lëkurë”, përfundon story e Olsit. /Pamfleti

Advertisements

Advertisements