E BUJSHME! Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti

by editor

I ftuar në “Top Talk”, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se po përflitet për një tjetër arrestim të një zyrtari të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.

Advertisements

I pyetur se kur pritet të arrestohet, eksperti nuk ka përmendur një datë.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Gazetare Juli Xhokaxhi: Cila është rrjedhja më e fundit?

Advertisements

Ervin Karamuço: Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat.

Gazetare Juli Xhokaxhi: Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?

Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie.

You may also like