“E cuam djalin në shkollë, na e therën”, protestuesit: Manastirliu të dorëhiqet, afat deri të hënën!

by editor

Tirane – Prinder, nxenes dhe aktiviste te mbledhur ne proteste diten e sotme ne Tirane per vrasjen e 14 vjecarit Martin Cani, kerkuar doreheqjen e ministres se Arsimit Ogerta Manastirliu, duke vendosur si afat per largimin e saj nga detyra diten e hene.

Advertisements

Tri ditë më parë Martin Cani, vetëm 14 vjeç nxënës i shkollës ‘Fan Noli’ u vra me thikë nga një nxënës i kësaj shkolle vetëm pak metra larg institucionit arsimor.

Advertisements

Femijet kishin pasur nje konflikt pak dite para ngjarjes se rende, por shkolla dhe policia, pretendojne se mosmarreveshja ishte sqaruar dhe dy nxenesit ishin pajtuar, ne nje kohe, qe ne fakt, ata u prplasen brutalisht me te dale nga shkolla.

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin’, ishte nje nga pankartat e dites se sotme ne proteste.

Advertisements

Marshimi nisi nga shkolla ‘Fan Noli’ pjesë e të cilit ishin të dy 14 vjeçarët, viktima dhe autori i ngjarjes se rende.

Me foton e Martin Canit në dorë, protestës për të ngritur zërin iu bashkuan edhe shokët e shoqet e klasës.

“E kisha shok klase, ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën (dita kur ndodhi vrasja)” tregon një nxënës.

Shokët e shoqet e klasës së Martinit janë ende të shokuar ndërsa ne protestë si nuk i mbajnë dot lotët.

“Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë. Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë.

Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha. Unë kam, një motër të vogël në shkollë. emi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën.” tregoi shoqja e klasës.

Prindërit e Martinit kishin një mesazh që u lexua në protestën para ministrisë së Arsimit.

“Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë”- shkruanin nena dhe babai i 14 vjecarit.

Tezja e Martinit kërkoi “Drejtësi! “E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë. E çuam në shkollë dhe e therën”

Gjate protestes tek Ministria e Arsimit thirrjet e prindërve dhe të rinjve për ‘Dorëheqje!’ dhe ‘Ik’ u përsëritën disa herë.

“Jep dorëheqjen. Është njerëzore të japësh dorëheqjen. Nuk je për atë punë. Për çfarë e do karrigen. Nëse paratë nuk shkojnë tek shkolla dhe fëmijët asgjë nuk është e sigurtë’ thirri me mikrofon Mirgen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare, citon shqiptarja.

“Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar e më lën të dyshoj që oficeri i sigurisë, mësuesja, drejtoresha e shkollës, ministria e arsimit nuk e ka bërë detyrën e vet sa duhet’ tha një protestuese.

14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori, tashmë i arrestuar nga policia.

“Shteti të marrë përgjegjësinë për atë që nuk mundi të ndalte. Ku ishte ambulanca, ku ishte policia? Po të merren masa dhe për rrjetet sociale. Unë jam mësuese vetë, jam dakord që raportimi i çdo konflikti duhet të përrcillet tek prindërit’ tha një mësuese pjesë e marshimit.

Ne pankarta të tjera ne proteste shkruhej ‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim” ‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten” “Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën.

You may also like