“E dashuroj paqe, por s’po e gjej! Kam vetëm luftë!”- Kryeministri Rama: Paqja e vërtetë është ajo që zien

Kryeministri Edi Rama, në podkatin e tij “Flasim”, është shprehur se e dashuron paqen, por shtoi se nuk po e gjen.

Advertisements

Kreu i qeverisë bëri komentin pasi mori dhuratë nga dy të ftuarat e tij emblemën me një pëllumb që simbolizon paqen.

Advertisements

“Unë kam vetëm luftë, vetëm paqe nuk kam”, u shpreh kryeministri Rama, duke shtuar se “mbase po ta gjeja nuk do të ishte më e tillë”.

Rama theksoi se “paqja e vërtetë është ajo që zien”.

“Unë kam vetëm luftë, vetëm paqe nuk kam. Paqen e dua, por jam në luftë. Luftojmë për paqen. E dashuroj paqen, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien”