E dehur dhe pa patentë vjedh një makinë e tenton të largohet/ Përplas dy automjete të tjera, e pëson keq 36-vjeçarja

by editor

Policia e Korçës ka arrestuar 36-vjeçaren, Anjeza Lilollari, e cila në gjendje të dehur dyshohet se ka vjedhur një automjet në fshatin Plasë të Korçës, dhe më pas ka tentuar të largohet duke mos pasur leje drejtimi, por ka përplasur dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur për fat të mirë vetëm dëme materiale.

Advertisements

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like