Mjë ngjarje tronditëse është regjistruar në Brazil ku një burrë 49-vjeçar ka vrarë gruan e tij.
Advertisements
Mësohet se bashkëshorti ka goditur në fillim gruan me makinë dhë më pas i ka shkulur zemrën. Sipas mediave vendase, katër orë para vrasjes brutale, viktima Milena Dandas Beretta Nistarda kishte denoncuar për përdhunim autorin, Marcelo Nistarda Antoniassi.
Advertisements
Policia arrestoi autorin në qytetin Tua në veriperëndim të Sao Paulos. Sipas informacioneve, autori ka pranuar menjëherë aktin e tij dhe ka kërkuar që të vritet. Mirëpo, kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të jepte përgjigje për krimin.
Ankesa që dyshohet se shkaktoi tërbimin vrastar të agresorit është bërë në orën 21:30 të së hënës mbrëma me vrasjen e kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës. Mësohet se 53-vjeçarja i tha policisë se burri i saj e mbante të burgosur në shtëpinë e saj dhe e detyronte të bënte seks me të pavarësisht refuzimit të saj.
Advertisements
Çifti ishte martuar 29 vite më parë dhe kishin një djalë ndërsa ku autori kishte një vajzë nga një lidhje tjetër. Abuzimi i 53-vjeçarit mësohet se është bërë më intensiv kur dy fëmijët janë larguar nga shtëpia disa muaj më parë.