Ditën e djeshme Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.
Advertisements
Mbrëmjen e sotme, Xhensila ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”.
Advertisements
Ideja kryesore e poemës është se celësi kryesor për një jetë të kënaqëshme është të mbetesh i balancuar. Duhet të përballemi me ulje dhe ngritjet në jetë me një mendje të qetë. Duhet të kemi besim dhe durim për të trajtuar cdo situatë. Duhet të mendojmë me kujdes edhe në sukses edhe në dështim. Eshtë e rëndësishme të ruani integritetin, qëndrueshmërinë dhe përulësinë përballë vështirësive, situatë më të cilën këngëtarja po përballet momentalisht.
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…