E frikshme në Ferizaj/ Vrau dhe groposi viktimën, arrestohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët, për dyshimin e veprës penale “Vrasje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Advertisements

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar 2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt, F.L. ka privuar nga jeta viktimën B.V. në një mënyrë mizore, për motive ende të panjohura.
Pas kryerjes së vrasjes, ai ka groposur viktimën në një vend të shkretë, me qëllim që të fshehë dhe zhdukë gjurmët, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruajnë mediat e Kosovës.Trupi i pajetë i viktimës është gjetur më 5 shkurt 2025 nga disa persona të fshatit Manastirc, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen.

Advertisements

Pas këtij zhvillimi, F.L. është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh për dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së rëndë”, sipas nenit 173, paragrafit 1, nënparagrafit 1.4 të KPRK-së.

Prokuroria ka kërkuar që ai të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, duke vazhduar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.