E gjitha për vëmëndje apo… Ilnisa dhe Meritoni bashkohen sërish? Ja detaji që shtoi dyshimet

by editor

Prej kohësh po thuhet lart e poshtë se marrëdhënies së një prej çifteve më të komentuara, Ilnisës dhe Meritonit i është dhënë fund. Por, sa të vërteta janë këto thashetheme?

Advertisements

Ndonëse asnjë prej tyre nuk ka reaguar deri më tani, veprimet e bëra nëpër rrjetet sociale lënë shumë për të kuptuar. Pasi vendosën që të “zhdukin” fotot me njëri-tjetrin, madje i hoqën dhe “follown”, një tjetër lëvizje është bërë së fundmi nga dyshja mjaft e komentuar.

Advertisements

Ka qenë Ilnisa ajo e cila ka hedhur një video ku duket një bombë e vërtet. E gjejeni pak se kujt i ka tërhequr vëmendjen kjo video? As më pak dhe as më shumë, vetë Meritonit! Ai nuk ka rezituar pa i bërë një “like” në video Ilnisës dhe pasi vumë re këtë detaj u futëm për t’i kontrolluar në llogaritë e tyre.

E gjejeni pak çfarë? Ata kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”, e në kohën që po jetojmë të gjithë e dini se çfarë do të thotë një “follow” sërish

Epo, si duket ata i kanë rregulluar punët mes tyre, ose ndoshta nuk i kanë pasur të prishura asnjëherë dhe e gjithë “rrëmuja” që u bë mbase ka qenë veçse për vëmendje!

You may also like