Ndonëse e gjithë bota është në zi për vdekjen e Papa Françeskut, ku të gjithë liderët botërore kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij, Kina nuk ka bërë ende një reagim apo deklaratë zyrtare.
Advertisements
Marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kinës kanë qenë prej kohësh një marrëdhënie testuese. Çështja se kush i emëron peshkopët ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje që kur Kina ndërpreu për herë të parë marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë në vitin 1951.
Advertisements
Pekini ka këmbëngulur prej kohësh që shteti duhet të miratojë emërimin e peshkopëve në Kinë, në kundërshtim me këmbënguljen e Kishës Katolike se ky është një vendim papal.
Por në vitin 2018, të dyja palët ranë dakord për një marrëveshje historike, duke i lejuar Pekinit njëfarë kontrolli se cilët peshkopë emërohen në vend. Kjo u zgjat në nëntor të vitit të kaluar.
Në atë kohë, Vatikani tha se mbeti i përkushtuar ndaj “dialogut të respektueshëm dhe konstruktiv” me Pekinin.