E gjithë familja shqiptare punonte në laboratorin e drogës që kishte ngritur në shtëpi, arresrohen 5 anëtarët e saj në Itali

by editor

Pesë anëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar në Itali pasi kishin krijuar një laborator të përgatitjes së drogës në shtëpi.

Advertisements

Mësohet se në pranga kanë rënë burrë, grua dhe dy fëmijë, si dhe një mysafir që ndodhej në shtëpinë e tyre.

Advertisements

Prangat u janë vënë pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre në periferi të Fanos.

Sapo mbërritën në banesë, policia zbuloi një laborator të vërtetë për përgatitjen dhe paketimin e kokainës.

Advertisements

Gjithashtu në tavolinën e kuzhinës kishte tenxhere dhe pjata me gjurmë të qarta të lëndës narkotike, e përdorur për përzierjen e drogës me lëndë të tjera prerëse dhe një peshore precize dhe materiale të tjera për paketimin e dozave.

Një nga shqiptarët që ndodhej në kuzhinë tentoi të hiqte peshoren dhe materialet e tjera, ndërsa të tjerët u larguan lart duke hedhur nga dritarja disa mbështjellës kokaine të gatshme.

Ushtarët gjetën nga kopshti 20 pako me nga 50 gramë kokainë, gjithsej një kilogram.

Më pas të gjithë të pranishmit u arrestuan në mënyrë flagrante dhe tani janë në burg në Pesaro.

You may also like