E gjithë Italia në kërkim të çiftit shqiptar të arratisur, gruaja do dilte nga burgu të shtunën

by editor

Në Pesaro dhe gjithë Italinë kanë nisur kërkimet pas arratisjes nga burgu të Emilian Bicit dhe Ermelinda Spahiut.

Advertisements

Dy të burgosurit shqiptarë përkatësisht 43 dhe 38 vjeç u arratisën pak ditë më parë pas një seance pune në një fermë. Të dy u arrestuan pas një tentative vrasjeje të ndodhur në janar 2018 në Punta Marina, kur gjatë një sulmi të përgjakshëm ku mori pjesë edhe një i tretë i arrestuar, një bashkatdhetar 57-vjeçar u godit me thikë pranë një lokali dhe më pas u largua duke vdekur larg nga vendi i ngjarjes. Gjatë hetimeve, Emilian Bici u kap në Napoli, ndërsa gruaja me të cilën ishte fejuar u kap pranë Fanos.

Advertisements

Tani të dy, siç raportohet nga shtypi italian, janë në kërkim në të gjithë Italinë. Të martën pas turnit të tyre të punës në një fermë ku ata ishin në gjysmë liri për shkak të sjelljes së tyre të mirë, ata nuk u kthyen në autobusin që i kthente çdo ditë në burgun e Pesaros.

Interesant është fakti se 38-vjeçarja shqiptare do të dilte nga burgu të shtunën, vetëm 4 ditë para arratisjes. Kjo ka ngjallur dyshime te hetuesit të cilët mendojnë se kemi të bëjmë me një arratisje romantike, pasi shqiptari ndryshe nga gruaja e tij do t’i duhej të vuante edhe tre vjet burg.

Advertisements

You may also like