Një shqiptar në Angli është shpallur fajtor për vrasjen me çekiç e thikë të shokut të tij me të cilin ndante shtëpinë.
Advertisements
Briken Quni, 43 vjeç thuhet se ka goditur me një çekiç dhe ka therur në mënyrë të përsëritur me thikë shokun e tij të banesës Ergys Koci.
Advertisements
36-vjeçari Ergys Koci u gjet me plagë të shumta në kokë dhe trup në banjën e shtëpisë së tij në West Green Road, Tottenham, Angli më 21 shtator.
Shoku i tij i banesës, Briken Quni, 43 vjeç, ngjalli dyshime te oficerët pasi ai u kthye disa herë për të fjetur në dhomën e tij të gjumit, ndërsa oficerët e mjekësisë ligjore ekzaminonin trupin e pajetë të Ergysit.
Detektivët zbuluan se një sherr i ashpër kishte ndodhur mes dy shqiptarëve, të cilët jetonin së bashku në shtëpi dhe dikur ishin miq.
Gjykatësi tha se Quni nisi një sulm të dhunshëm me çekiç dhe thikë ndaj Ergysit. Ky i fundit pësoi lëndime të shumta duke përfshirë disa goditje në kokë dhe plagë të shumta me thikë, dy prej të cilave i shpuan mushkëritë dhe zemrën.
Prokurorët thanë se Quni më pas u përpoq të fshihte trupin dhe më vonë të pretendonte vetëmbrojtje. Një ekzaminim pas vdekjes vërtetoi se shkaku i vdekjes së Ergys ishte një traumë e fortë në kokë. Ai gjithashtu kishte pësuar disa plagë me thikë.
Niveli i dhunës së përdorur në këtë sulm ishte ekstrem. Ergys pësoi disa goditje të rënda në kokë me një çekiç dhe mori plagë të shumta me thikë në trup. Quni më pas u përpoq të fshihte trupin e tij dhe më vonë pretendoi se kjo ishte vetëmbrojtje. Shpresoj që shpallja fajtor e Qunit të sjellë pak ngushëllim për familjen e tij të dijnë se drejtësia është vënë në vend.
Briken Quni, 43 vjeç, pa adresë fikse, u shpall fajtor pas një gjyqi në Gjykatën Wood Green Crown, i cili përfundoi të hënën, 5 qershor. Quni do të dënohet në Old Bailey më 30 qershor.