E goditi me çekiç në kokë, më pas e mbyti me duar… Detaje shokuese nga krimi në Greqi, ky është shqiptari që i mori jetën bashkëshortes! Çfarë u tha fëmijëve

Janë shokuese detajet që kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të gruas në Ampelokipi të Greqisë, e cila gjeti vdekjen nga duart e bashkëshortit të saj shqiptar për shkak të xhelozisë.

Advertisements

Sipas protothema.gr, krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit teksa fëmijët ishin duke fjetur. Gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të tij, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në banjë për të folur. Kur ai kishte dëgjuar thirrjen, ishte zemërua dhe kishte vendosur ta vriste.

Advertisements

Sipas informacioneve, ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e bërë gruan të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas autori dyshohet se e ka mbytur me duar, e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe qese plastike, dhe e ka fshehur në papafingo.

Të nesërmen në mëngjes fëmijët u zgjuan, u bënë gati për shkollë dhe kur pyetën se ku ishte nëna e tyre, burri u tha se kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Kur fëmijët kthyen në shtëpi, autori vendosi të thërriste autoritetet dhe të rrëfente krimin. Telefonata e Policisë është bërë pak pas orës 17.00 të pasdites me efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje duke ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë.