Të tjera detaje janë zbardhur nga sherri me thika mes dy të rinjve në “Qytetin Studenti”, ku mbeti i plagosur me thikë 20-vjeçari Aron Demiraj.
Advertisements
Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe se 20-vjeçai ka marrë disa plagë me thikë, në krahë, gjoks dhe kembë, ndërsa dyshohet për 8 goditje.
Advertisements
“Të dy janë student, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. I riu 19-vjeçar ka plagosur me thikë 20-vjeçarin i cili ka marrë tetë plagë. Për momentin ndodhet në gjendje stabël. Konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.
Advertisements
Sipas gazetarit, dyshohet se fillimisht të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, më pas 19-vjeçari me iniciale A.A., e ka goditur 20-vjeçarin tre herë më thikë dhe është larguar me vrap.
“Policia ka konfirmuar se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ka pasur edhe persona të tjerë, që kanë dhënë dëshminë. Dyshohet se fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas 19-vjeçari e ka goditur tre herë më thikë. Më pas autori është larguar me vrap. Ngjaja ka ndodhur afër një universiteti privat”, tha ai.
Njofitmi i policisë
Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.