Ish deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobingjeve, tregoi në një studio televizive të gjitha detajet se si nisi kjo histori dhe ku i kishte siguruar provat për këtë çështje, e cila është një prej akuzave që e çoi ish presidentin pas hekurave.
Advertisements
“Ka të bëjë me lobimin në SHBA, ku Meta, Kryemadhi, Vasili kanë bërë fatura fiktive për të paguar 1.2 milionë euro në SHBA, dhe SPAK deri në këto momente ka faktuar rreth 470 mijë dollarë për lobime. LSI, Meta, Kryemadhi kanë përdorur para të vjedhura për të patur mbështetje për programin e tyre në SHBA.
Advertisements
Kjo histori nis me Mother Jones, ku flitej për paratë ruse të Bashës, që u mbyll në prokurorinë e Tiranës dhe këta prokurorë janë të shkarkuar.
Në ditët në vijim presim të hapet. Në 2022 jam kontaktuar nga Kroner Zeitung pasi vetëm unë kisha një luftë të hapur me ish-presidentin.
Advertisements
Kjo gazetë i kushtoi faqen e parë Metës dhe kisha dëshirë të merrja këto informacione. Kam shkëmbyer e-maile me gazetarin që më dha këto dokumente”, tha Valteri.
ProfitSence Logo
Etiketa: Halit Valteri.Ilir MetaKallezimi ne SPAKLobimi