“E kam bezdi kur më thonë e ka lënë veriun”, Rama: Po të shohësh investimet në këtë zonë e kupton, pse ka zhvillim turizmi! Malet do i kthejmë si në Zvicër

Kryeministri Edi Rama ishte sot në rrugën e re Shëngjin-Velipojë, ku foli edhe për investimet në zonën e veriut të Shqipërisë.

Advertisements

Rama theksoi se investimet e qeverisjes socialiste në veri janë arsye e zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në këtë zonë.

Advertisements

Më tej ai renditi disa nga investimet infrastrukturore në qarkun e Shkodrës, në pikat më turistike. Sakaq, Rama nënvizon se malet e Shqipërisë do kthehen në Zvicër dhe Austri.

Rama: E kam bezdi kur më thonë e la veriun. Por të shohësh ç’kemi bërë në investime në veri, atëherë e kupton pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta filloj nga rruga e Valbonës, Bajram Curri. Kur kemi marrë detyrën, Bajram Curii ishte ça të të them. Ishte një vend, thoja cila është arsyeja që njeriu të rrijë këtu një minutë. Sot rruga e Valbonës ka gjeneruar atë turizëm në Valbonë., BC është bërë një qytet i vizitueshëm. Vazhdojmë me rrugën e Vermoshit. Nuk ekzistonte, Tamara ishte një vend vetëm plehra dhe qen. E bëmë pikë turistike. Vazhdojmë me Komanin, me këtë Shkodër-Velipojë. Nuk ishte.

Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vinë udhëheqësit e vërtetë nga Puka. Puka vetë. Thethi nga lart, Thethi nga poshtë. Mund të shtyhem më tutje, të flas për qarkun e Dibrës. Edhe rrugën e Lurës, edhe rrugën e Arbrit. Është bërë një infrastrukturë që ka hapur qarkullimin e gjakut. Çështja është shumë e thjeshtë, nuk ka një vend të bukur në këtë pjesë, ku ti ndërton agroturizëm dhe njeriu nuk vjen dot. Unë e them, bregdeti normal është bregdet. Por miniera e arit shqiptar të turizmit, është çfarë ka matanë bregdetit. Edhe fillon nga kjo zonë lartë deri poshtë në jug. Malet tona janë mrekulli. Kur të fillojnë investimet 5 yje në male atëherë do flasim. Zvicër, Austri pa asnjë diskutim. Kjo është e ardhmja.