Babai i Naim Mureselit ka folur për herë të parë për vrasjen e Liridona Ademajt nga djali i tij, Naim Murseli. Në një intervistë për mediat në Kosovë, ai ka thënë se nuk ka komunikuar më as me Naimin e as me avokatin e tij.
Advertisements
“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”– tha ai.
Advertisements
Ai ka treguar dhe momentin kur e mësoi se djali i tij ishte në fakt vrasësi i nuses, me anë tën jë grabitjeje të inskenuar.
“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest. Ditën kur ajo vdiq, unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.
Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.
Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”
Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë. Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë.” – është shprehur mes lotësh babai i Naim Murselit.