‘E kam marrë vesh përmes mediave”, deputeti demokrat habit me deklaratën: Shkova e dëshmova në SPAK pa ditur as pse u thirra

by editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë televizive se mbështet punën e SPAK-ut, por gjithmonë nëse ky i fundit nuk tejkalon rregullat dhe ligjet, duke iu referuar këtu rastit të Sali Berishës.

Advertisements

Ai theksoi se ka shkuar të dëshmojë kur është thirrur nga një oficer i BKH-së, pikërisht duke treguar mbështetjen e tij pa rezerva, madje siç tha, edhe pa e ditur për çfarë është thirrur.

Advertisements

“I jap mbështetje të plotë dhe pa rezerva, SPAK-ut për të hetuar këdo deputet, parlamentar, ministër, ish-ministër, kryeministër dhe ish-kryeministër. Kjo është e padiskutueshme, por duke zbatuar ligjin, procedurat dhe jo duke dalë mbi ligjin e duke thënë që unë bëj atë që dua dhe jo atë që parashikon ligji. Këtu ndahemi bashkë. Dhe tjetra, unë e kam treguar me vepra se me një telefonatë që më ka bërë një nga oficerët e BKH-së, pa ditur përse më thërriste, i jam përgjigjur po me kënaqësi të plotë madje ju vij që në këtë moment që morët në telefon.

Nuk kam lajmëruar askënd, s’i kam thënë as ndonjë avokati, por jam paraqitur aty, më kanë bërë me dije për një kallëzim të një patronazhisti. Kam bërë deklarimin tim, madje s’më kanë dhënë as përgjigje se si do të zhvillohej hetimi dhe mbylljen e hetimit e kam marrë vesh përmes mediave,” – tregoi Baçi.

Advertisements

You may also like