Met Gjura, babai i Eleonora Trocit, 24-vjeçares që u mbyt nga burri në prani të fëmijëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës njihet nga të gjithë si një burrë i urtë dhe në punë të vet.
Advertisements
Babai i së resë ka treguar se ishin divorcuar para disa muajsh, por ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin ardhur dhe kishin kërkuar pajtim.
Advertisements
“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha ai për gazetarin Doçi.
Të gjitha banorët flasin fjalët më të mira për familjen e 24-vjeçares dhe vetë të renë që e njihnin si një vajzë të urtë që kujdesej për fëmijët pavarësisht vështirësive ekonomike.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në Caserta, Itali, ku viktima kishte vetëm dy muaj që i ishte bashkuar ish-burrit.