“E kapa nga këmbët dhe…”, hodhi partneren nga mbikalimi, autori ‘zbërthehet’ para hetuesve: Vazhdoi të bërtiste, e shtyva mbi parmakë

by editor

“E kapa nga këmbët dhe e shtyva”, kështu ka deklaruar Andrea Favero, i cili hodhi partneren e tij Giada Zanola nga mbikalimi në autostradën në Vigonza, provinca e Padovës.

Advertisements

Sipas Corriere, ai ka pranuar fajin për vrasjen e bashkëshortes duke treguar edhe dinamikën e krimit.

Advertisements

Andrea Favero ka deklaruar se ngjarja ndodhi pas një debati mes tyre mbrëmjen e së mërkurës. Sipas tij, Giada ka ikur në këmbë drejt mbikalimit dhe ai e ka ndjekur me makinë derisa e arriti dhe e detyroi të hynte brenda në mjet.

Por sipas bashkëshortit të viktimës, kjo e fundit “vazhdoi të bërtiste se do të ma merrte fëmijën”.

“Ne zbritëm nga makina dhe unë e shtyva mbi parmakë”, deklaroi ai.

Advertisements

Para rrjetës mbrojtëse të mbikalimit ka një shkallë dhe i gjithë parmaku është 1.96 metra i lartë

Sipas videove nga disa kamera në zonë, makina ka qëndruar në mbikalim për më pak se dy minuta, kohë e mjaftueshme për ta hedhur viktimën nga mbikalimi.

Autopsia tashmë ka vërtetuar se Giada ishte gjallë para se të hidhej nga mbikalimi në autostradë, për tu përplasur më pas nga makinat në rrugë.

Favero gjithashtu deklaroi se nuk e mbante mend “nëse u ngjitëm në shkallën e kangjellës”.

Megjithatë, duket se hetuesit kanë prova të pakundërshtueshme se ai ishte autor i krimit, nisur nga një mesazh që i kishte dërguar partneres në mëngjes ku i kërkonte llogari se pse nuk e kishte preshëndetur. Gjithashtu ai ishte i zemëruar për damën e anuluar dhe faktin se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ndërkohë celulari i viktimës ende nuk është gjetur dhe dyshohet se është zhdukur nga Favero.

Në telefon dyshohet se ka pasur foto të gruas me mavijosje në qafë dhe në krahë pas debatit të fundit, dy ditë para se ajo të vdiste.

I kishte thënë Giada se do t’i tregonte ato pamje policisë dhe a e ka kërcënuar se nuk do ta lejonte më të shikonte djalin e tij, ende nuk dihet.

Mirëpo, foto ajo tashmë ia kishte dërguar një shoqeje dhe partnerit të saj të ri.

Megjithatë, në dinamikën e fakteve të treguara nga autori i dyshuar, ka disa gjëra që nuk përputhen.

Giada nuk kishte çantë me vete, por vetëm një mbajtëse dokumenti të gjetur në rrugë pranë trupit.

Hetuesit besojnë se mund të mos ketë pasur debat në shtëpi, por Favero mund të ketë dhunuar fillimisht partneren e tij dhe më pas e ka hedhur në rrugë për të fshirë provat e dhunës.

You may also like