“E ke bërë rrugë këtë …”/ Moderatorja nuk përmbahet ndaj Luan Baçit: Pse del atëherë kur nuk di pyetjet

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte deputeti i partisë Demokratike Luan Baçi.

Advertisements

Deputeti diskutoi nëpërmjet një lidhjeje në “Skype” në lidhje me çështjen e cila bëri një bujë prag zgjedhjeve elektorale, kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e statusit non-grata t) kryetarit të PD-së Sali Berishës në SHBA.

Advertisements

Gjatë diskutimit deputeti devijon temën e caktuar duke folur për një çështje tjetër dhe moderatoja e emisionit duke u munduar ta rikthejë sërish ai reagoi duke thënë se nuk e di për çfarë teme duhet të flasë.

Moderatorja e emisionit i kthehet ashpër duke e lajmëruar se s’ka pse të pranojë të flasë nëse ai nuk e di për çfarë po flet. Sipas saj ky është një veprim i përsëritur i deputetit sa herë ftohet në emision për të folur rreth ndonjë teme të caktuar.

Pas kësaj përplasjeje mes të ftuarit dhe moderatores u fol më qartë rreth kontratës së lobimit.