“E keni vendin në ferr”/ Rama batuta me bankierët: Siguroni biletë për në parajsë vetëm nëse…

ryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me bankierët gjatë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin e 250 mln euro në bujqësi përmes një instrumenti bankar.

Advertisements

Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se kjo është një mundësi e artë për bankierët që të pretendojnë një biletë për në parajsë, duek ndihmuar fermerët. Ndërsa iu drejtuar duke i thënë që në të kundërt e kanë vendin e sigurt në ferr.

Advertisements

“Po ju them gjithë bankierëve që ky është një rast ia artë për ju që të mund të pretendoni një biletë për në parajsë kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që ‘përveçse kemi bërë shumë para me pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët’. Kjo mund t’ju lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri se përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr.”– tha Rama.