Nuk është vetëm një video amatore që provon kërcënimet, dhunën dhe kanosjet për vrasje të 41-vjeçares, Bedrie Loka, por janë 3 të tilla.
Advertisements
Të treja videon janë realizuar nga aparati telefonik i djalit të vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.
Advertisements
Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marë në pyetje dhe djalin e vogës të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.
“Ora News” ka mësuar se në njërën prej videove Xhemal Loka, e kap në pjesën e kokës bashkëshorten e tij, duke e ofenduar me fjalë fyese, kërcënon dhe godet me sende të forta.
Ndërsa skena me kanosje me thikë dhe kërcënime kanë dy videot e tjera, të cilat janë rregjistruar nga djali i vogël i çiftit.
Përmbajtjen e këtyre videove, i arrestuari Xhemal Loka gjatë marjes në pyetje i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po dhe distanca.
Deri më tani ai është arrestuar për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij. Ndërsa pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria.
Xhemal Loka i ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar, se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese, fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social “Tik Tok”.
Në dosjen e policisë thuhet se nëna e 4 fëmijëve i ka ndëruar jetë në datën 3 janar 2024 në qëndrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia ka nisur hetimet duke shkuar në banesën e viktimës.
Në katin e parë të banesës në dhomën e ndenjes janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, të dyshuar fotoksinë të cilat dyshohet se i ka konsumuar 41-vjeçaria.
Në tapetin e kësaj dhome shikohen dhe mbetje ngjyre gri nga materiali i fotoksinës.
Lidhur me këtë ngjarje është marë në pyetje burri i viktimës,Xhemal Loka, i cili ka shpjeguar se më datën 27 dhjetor 2023 ka ardhur në Shqipëri, pasi ndodhej në Francë. Ai ka sqaruar se banon me familjen e tij e përbërë nga Bedrie Loka, dhe 4 fëmijë.
“…kam 3 djem, quhen D.L, K.L. dhe A.L dhe një vajzë që e kam të fejuar. S’qaroj se gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Gruaja mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidnetifikuar, i kanë hapur një adrresë në “Tik Tok” në emrin e saj…”-ka treguar në polici bashkëshorti.
Më tej Xhemal Loka, ka s’qaruar se një natë para ngjarjes Bedrie Loka, ka qënë në rregull nuk ka patur shqetesime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.
Por sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur idenë se nuk përballoj dot për foton që i kanë publikuar në rrjetin “TIK TOK”.
“…unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë.
Me automjetin e vëllait të tij e kemi trasnportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty i kanë komunikuar se ka konsumuar fotoksinë, dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë quar në reanimacion.
Por për shkak të gjëndjes së rënduar, ka ndëruar jetë…”-ka treguar Xhemal Loka.