“E kërcënuan dhe shantazhuan me familje”, Xhensila Myrtezaj del në krah të Noizyt: Kush do të mbajë përgjegjësi?

by editor

Xhensila Myrtezaj i ka dalë në mbrojtje Noizy, i cili përfundoi në në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi ndaj tij rëndon akuza për “Lëndim i rëndë trupor”.

Advertisements

Dyshohet se reperi bashku me anëtarët e grupit të tij kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi.

Advertisements

Ky i fundit përfundoi në spital me lëndime të mëdha në trup dhe në kokë.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Xhensila thotë se sot kolegu i saj gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri, pavarësisht se është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen.

Advertisements

Këngëtarja pretendon se Noizy ndodhet pas hekurave pa asnjë provë dhe i bën thirrje drejtësisë dhe qytetarëve të mbështesin reperin që u sulmua dhe kërcënua familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që sipas saj kurrë nuk kanë marrë ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

Reagimi i plotë i Xhensila Myrtezaj:

FUNDI MARRËZISË

Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit.

Unë jam sot #MeNoizyn, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.

Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim se drejtësia vepron me disa standarte?

Kur shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?

Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij?

Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart.

Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’i dhënë mbështetje atyrë që janë tabelë qitje në Tik-Tok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

You may also like