“E kurseva grushtin e fundit”/ Mundi kundërshtarin vetëm për 54 sekonda, Florian Marku: Mendonte se do tallej me mua

54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena në datën 2 shtator.

Advertisements

Ditën e sotme, për “Shqipëria LIVE”, Marku, ka treguar se kundërshtari priste që të fitonte lehtë me të, por në fakt doli e kundërta dhe madje Floriani është kursyer për ta goditur, pasi e pa që ishte në gjendje të keqe.

Advertisements

“Dylan Moran ishte goxha favorit, shumë i fortë, ka luftuar dhe në amerikë. Të gjithë prisnin që do më mundte mua. Ai më kishte sfiduar më parë edhe në Instagram. E kontaktova dhe i thashë që dëshira jote u plotësua, shpresoj mos e anulosh ndeshjen. Ai nisi të më provokonte, kemi pasur një debat dhe kështu nisi gjithçka

Sa i përket konflikteve, disa herë i bëjnë mirë, disa herë jo, nuk është se janë të nevojshme. Ai ishte rëndë, sepse po të më linin dhe pak, po ta shini, e kam mbajtur grushtin e fundit sepse e pashë që iku, e kurseva sepse nuk kishte më vlerë. Aty mbaroi gjithçka.

Ai ishte boksier goxha i njohur në angli dhe kishte shpresa. Ai është shumë teknik dhe kishte pretendime se unë nuk do e prekja dot, se do tallej me mua.”- tha Marku.