Gjesti është një nga banorët që u zgjua më vonë ditën e sotme. Ashtu si mbrëmjen që hyri në “Big Brother VIP 4”, ai është shtrirë në divanin e kuq në living për të fjetur.
Advertisements
Ditën e sotme, Xumi vendosi që t’a zgjonte duke i lyer fytyrën me remel.
Advertisements
“A do çohesh? A do vish të hash ndonjë gjë?”, i tha ai pasi e kishte bërë me të zezë në fytyrë.
Gjesti ndërkohë prek fytyrën me dorë dhe bëhet akoma më pis dhe Xumi nis e qesh.
Pasi e lyen me remel, Xumi tenton që t’i vendosë lëkurën e bananes në kokë. Nga ana tjetër Gjesti nuk reagoi ndaj këtyre ngacmimeve të Xumit.
Këto veprime Xumi i bëri në shenjë shakaje duke qenë se ka raport të mirë me Gjestin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.