“E martuar me francez, por prej 10 vitesh bashkëjetonte me viktimën”- Si lypësja e pasur nga Elbasani dyshohet se organizoi me nipin e saj vrasjen e partnerit! Konfliktet e çiftit për djalin e birësuar

by editor

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.

Advertisements

Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se është vrasje e qëllimshme.

Advertisements

Emisioni “Uniko” ka sjellë prova dhe dëshmi lidhur me këtë ngjarje. Shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Osmani 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.

BASHKËJETESA E ÇIFTIT DHE FËMIJA I ADOPTUAR

Ilir Osmani dhe Donika Jonuzi nga Elbasani bashkëjetonin prej 10 vitesh. Ata nuk ishin të celebruar zyrtarisht me dokumente, por bashkëjetonin me njëri-tjetrin në shtëpinë e nënës së Ilir Osmanit në Elbasan.

4 vite më parë, ata adoptuan një fëmijë. Fëmija, që për baba biologjik kishte vëllain e Donika Jonuzit, u adoptua që në ditën e lindjes nga Donika dhe bashkëjetuesi i saj Iliri. Procesi i birësimit u bë sipas ligjit, por djali, Denisi që sot është 4 vjeç, nuk u regjistrua zyrtarisht me prindër Ilirin dhe Donikën për shkak se çifti nuk ishte celebruar me dokumente, por thjesht bashkëjetonin. Në fakt, Donika Jonuzi rezulton të jetë e martuar në Francë me një shtetas francez më të madh në moshë se ajo. Nga divorci me të, pret që të përfitojë gjysmën e pasurisë së një prone.

LYPJA, NGA ELBASANI NË PEJË TË KOSOVËS

Problemet mes çiftit nisën vitin e fundit. Donika Jonuzi shkonte shpesh në Pejë të Kosovës, aty ku lypte. Familjarët e të ndjerit Ilir Osmani thonë se Donika nuk ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo madje kishte dhe makinë. Por, Donika shkonte për të lypur në Pejë për shkak se fitonte shumë. Kurse Iliri punonte me tregti në Elbasan.

DYSHIME PËR PËRDORIMIN E DJALIT NË LYPJE

Disa ditë më parë, Ilir Osmani kishte shkuar në Pejë për të takuar Donikën që ishte aty bashkë me djalin 4-vjeçar, Denisin. Ilir kishte krijuar shumë afërsi me djalin e birësuar, dhe siç tregojnë familjarët, edhe Denisi e kërkonte shumë babain birësues.

Iliri Osmani dyshonte se bashkëjetuesja e tij Donika mund ta shfrytëzonte djalin e mitur për lypje në Pejë. Për këtë arsye kishte shkuar që ta merrte. Në Pejë ai ndodhej bashkë me të ëmën e tij. Kjo e fundit u largua prej andej dhe u kthye në Elbasan 2 ditë para se Iliri të përplasej për vdekje nga makina.

VRASJA E PARAMENDUAR ME MAKINË

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Fillimisht u dyshua për aksident, por Prokuroria dhe Policia e Pejës, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë, rezulton se makina ka ndryshuar korsi dhe është futur mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi. Pra, kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

DYSHIMET PËR ORGANIZIMIN E VRASJES NGA DONIKA JONUZI

Kur Ilir Osmani ndodhej në Pejë së bashku me nënën e tij, Donika Jonuzi i tha të ëmës së bashkëjetuesit që të kthehej në Elbasan se për dy ditë do të kthehej dhe Iliri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Por Iliri u kthye i vdekur. Familjarët e Ilirit thonë se Donika është “peshku i madh dhe organizatorja” e vrasjes së Ilir Osmanit. Sipas tyre, por edhe sipas dyshimeve të grupit hetimor të Prokurorisë së Pejës, Donika kishte porositur nipin e saj që të përplaste me makinë Ilir Osmanin për të mbajtur e vetme Denisin 4-vjeçar me qëllim që ta shfrytëzonte për lypje në Pejë.

Kjo për shkak se Iliri ishte kundër dhe nuk donte që djalin ta nxirrte për lypje. Nga ana tjetër, Donika e konsideronte si biznes lypjen në Pejë dhe përfitonte shuma të konsiderueshme. Kjo duket edhe në jetën e dyfishtë që bënte Donika Jonuzi, ku në fotot ajo duket një njeri tërësisht ndryshe me veshje të tjera dhe makinë./TVKLAN

You may also like