“E mbajtëm në krevat Meritonin sepse Ilnisa…”- Sara Gjordeni shpërthen në ofendime ndaj ndjekësve pas përjashtimit: Kokëbosha, jeni rripa komplet

by editor

Modelja, Sara Gjordeni, është komentuar mjaft në rrjet për afrimitetin e saj në Big Brother Vip me moderatorin Meriton Mjekiqi, ndërsa një foto e tyre teksa ajo i mban kokën në prehër u bë virale.

Advertisements

Pas përjashtimit, Sara Gjordeni është përballur me komentet rreth marrëdhënies së saj me Meritonin, teksa pamjet e tyre janë bërë edhe meme.

Advertisements

Por duket se nuk janë pritur aspak mirë nga ish-Missi, e cila me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, ka “shpërthyer” në ofendime duke iu drejtuar si “kokëbosha” dhe “mendjevyshkur”.

“I vetmi për te cilin me vjen keq për dashakeqësinë e disave ne turme është Bardhi. Po si mor kokëbosha shikoni 2 meme për Meritonin dhe na gozhdoni si qorra?

N.q.s. nuk e keni pare Big Brother 24/7 këto dite. Meritoni ka qene tmerrësisht i sëmure 4 ditët e fundit. Te vjella, temperature, ethe, gjendje te fikti te përsëritur, nuk hante me buke dhe shpesh here merrte infuzione.

Meritoni rrinte ne krevatin tone sepse Ilnisa nuk e mbështeti ne situatën e rripit dhe po i mbante “qëndrim”.

Asnjeri aq i lig nuk do bënte dua tek allahu bashke me Bardhin përpara prime për mosdaljen time duke u përqafuar te tre. Mendjevyshkur! Po ju jeni rripa komplet për vete! Se shpëlaheni mendërisht nga 3 meme dhe 7 analista rrjetesh”, shkruan Sara Gjordeni.

You may also like