“E mbyta me fishën e karikuesit”/ Detaje nga deklarata e shqiptarit që vrau gruan: Nuk doja të zgjoheshin fëmijët…

by editor

Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi vendin.

Advertisements

Detaje të tjera dhe foto nga dosja hetimore e vrasjes janë zbardhur. Në deklaratën e parë para grupit hetimor, autori ka deklaruar se mbrëmjen e 28-29 nëntorit, pas një debati, ka goditur me çekiç bashkëshorten e tij dhe më pas e ka mbytur me fishën e karikuesit të telefonit.

Advertisements

Sipas tij, ky veprim nuk u vu re nga fëmijët 9 dhe 12 vjeç, të cilën flinin në dhomën ngjitur. Vendosi një qese në kokën e saj me qëllim që të mos bëhej pis banesa nga gjaku i saj dhe më pas e mbështolli me çarçafin e krevatit. Fillimisht e futi atë në një vrimë që ndodhej në murin pas dollapit prej druri të dhomës së gjumit.

Në 30 nëntor, teksa mungonin fëmijët nga banesa, e mbështolli trupin me një copë, qese plastike dhe e vendosi në papafingon e banesën ku dhe u gjet.

You may also like