Policia e shteti ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku bën me dije se shtetasja me iniciale A. G., rreth 18 vjeç ka përfunduar në spitalin e Fierit.
Advertisements
Sipas burimeve thuhet se e mitura, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në zonën e barkut.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Advertisements
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.