E morën peng dhe e vranë/ Dëshmon i vëllai i Jani Prengës: Funiqi dhe Gramoz Rexhepi më morën me kamera…

by editor

Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra në janar 2020 ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rrëfimin e tij, Ndrek Prenga tregon se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në një burg në Londër, por sërish mbante kontakte me familjen. Konkretisht me të vëllanë kishte folur 1 javë para se të rrëmbehej dhe vritej.

Advertisements

Por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, një person i ka futur një iPhone në qeli dhe nga ky numër e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi. Siç shkruan për “OraNews” gazetari Edison Vatnikaj, Prenga tregon se Funiqi i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës dhe i ka kërkuar që t’i kthejë mbrapsht gjërat që i ka marrë…pra 260 kg kokainë.

Advertisements

Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të lidhet edhe me të vëllanë Astritin, por nuk ia kishte dalë. Kështu që kishte kontaktuar me të. Kërkesës së Funiqit, Prenga i ishte përgjigjur shkurt: Nuk e di për çfarë bëhet fjalë, por më lër pak kohë që ta zgjidh!

Pasi ka mbyllur telefonin me Funiqin, ka telefonuar të vëllanë, i cili gjithashtu i është shprehur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Advertisements

“Pas 1 apo dy ditësh më ka njoftuar nusja se Jani është marrë peng. U përpoqa të marr vesh se çfarë ka ndodhur. U voranë dijeni për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port. Xhaxhai im dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babain e tij,”-tregon Prenga. Por edhe pse kishin shkuar për takim, i ati i Docit nuk i kishte pritur duke iu përgjigjur se nuk kishte as dijeni dhe as nuk mbante përgjegjësi për veprimet e të birit.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin për të cilën fliste edhe me kamera, një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendonte se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij. Vetëm kur Policia ka shkuar në kompleksin “Golden”, atje ku u pa për herë të fundit i vëllai, ka ndërprerë kontaktet me të gjithë personat që kishte komunikuar.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi (aktualisht i arrestuar në Turqi), Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

You may also like