E pa mundur të hyje me çantë në zyrën e Gjicit, Kaçi zbardh prapaskenat e bujshme të videoskandalit, ja me çfarë e regjistrova skenën e nxehtë

by editor

Alma Kaçi tha në një intervistë televizive se kishte marrë instruktime nga Filip Çakuli drejtor i programit ‘Fiks Fare’ e se duhet të marrë përsipër gjithçka nëse shtin në dorë Safet Gjicin.

Advertisements

“Instruktimi ka qenë që do t’i marrësh të gjitha përsipër nga ana e Filip Cakulit.

Advertisements

Nëse ti arrin të shtish në dorë Safetin, do t’i marrësh të gjitha përsipër.

Tani po më lë të kuptoj se edhe rrezikun, ajo fjalë tani ndoshta hyn në shumë nënkuptime.

Në atë moment nuk është se e analizova gjatë,” tha ajo.

Alma Kaçi tha se filmimin e ka bërë me një gotë plastike të ‘Fiks Fare’.

“Ishte një gotë plastike. Të hyje në zyrën e tij me telefon ose çantë, ishte e pamundur, duhet t’i dorëzosh në sekretari.

Por te gota plastike nuk i shkoi mendja. Megjithatë sekretarja e vet më tha se nuk është etike të hysh brenda me këtë gotë. Por dhashë disa justifikime për ta marrë brenda.

Gota është e sekuestruar nga SPAK.

Gota ishte e ‘Fiks Fare’. Si ajo gotë nuk gjen. Dy ka pasur në përdorim ‘Fiks Fare’. Dhe nuk gjen si asnjë gotë që mund ta blesh. Mund të gjesh çelësa makine për regjistrim, por jo si ajo”.

You may also like